Wednesday, 2024-05-08, 7:11 PM
My site
Welcome Fillestar/e | RSS
Main | | Registration | Login
Ballina
ChatBox
500
Sondazhet
A me mire HGD(Hackers Group of Drenica) apo HGK (Hackers Group of Kosova)?
Total of answers: 4
Statistikat

Total online: 1
Guests: 1
Users: 0
Hyrja Form
Main » 2009 » December » 24 » OLPC paraqet konceptin e kompjuterit tablet ultra të hollë
2:01 PM
OLPC paraqet konceptin e kompjuterit tablet ultra të hollë
OLPC paraqet konceptin e kompjuterit tablet ultra të hollë
Projekti One Laptop Per Child (OLPC) vazhdon, e dizajnuesi Yves Behar ka krijuar konceptin e laptopit XO-3 të planifikuar për vitin 2012.
Koncepti i shfaqur me fotografi duket një kompjuter shumë tërheqës i cili tani për tani ka performansa të paimagjinueshme – përmendet ekrani i dimensioneve 21.6 cm x 28 cm dhe procesor të taktit punues prej 8 GHz. Udhëheqësi i projektit OLPC ka konfirmuar se XO-3 është në plan, por në vitin 2012, e deri atëherë planifikon të ofrojë edhe dy kompjuterë.

I pari është XO-1.5 i cili do të duhej të shfaqej në muajin janar të vitit 2010 me çmim prej 200 dollarësh amerikanë. Bëhet fjalë për përditësimin e laptopit aktual, derisa procesorin e AMD-së do të zëvendësojë ai i kompanisë VIA dhe do të shtohet mundësia e përshpejtimit 3D dhe dekodimi i video materiale me definicion të lartë (HD). Kapaciteti i memories punuese dhe memories flash e cila shërben si disk i fortë do të katërfishohet dhe do të jetë një gigabajt për memorien punuese dhe katër, respektivisht tetë gigabajt për ruajtje të dhënave.

Pas XO-1.5 do të vjen edhe XO-1.75 me ekran të ndjeshëm në prekje të bazuar në procesorin Marvell ARM i cili kompjuterit do të duhej t’i jepte dy herë më shumë fuqi se paraardhësi i tij me shpenzim katër herë më të vogël të energjisë.
Views: 1302 | Added by: RiNNoHaCKeR | Rating: 0.0/0
Total comments: 0
Only registered users can add comments.
[ Registration | Login ]
Kerko
Kalendari
«  December 2009  »
SuMoTuWeThFrSa
  12345
6789101112
13141516171819
20212223242526
2728293031
Hyrje Arkivi
Partneret
  • wWw.ShkupiDesign.Com
  • Copyright MyCorp © 2024