Main » 2010»January»23 » Microsoft "arnon" vrimën në Internet Explorer
1:18 PM
Microsoft "arnon" vrimën në Internet Explorer
Microsoft "arnon" vrimën në Internet Explorer
Kompania Microsoft do të përmirësojë lëshimin në programin e vet Internet Explorer, të cilën hakerët kinezë kohë më parë e kanë shfrytëzuar për sulm në llogaritë e postës elektronike të aktivistëve për mbrojtjen e drejtave të njeriut.
Kompania zakonisht lëshon paketa të sigurisë brenda kohëve të caktuar brenda muajit, por në këtë rast ka vepruar shpejt për shkak të urgjencës së problemit.
Siç kemi raportuar edhe ne, qeveria gjermane dhe ajo franceze u kishin rekomanduar qytetarëve të vet të shfrytëzojnë ndonjë shfletues tjetër në vend të Internet Explorer.
Ekspertët e sigurisë thonë se shfrytëzuesit të cilët vizitojnë faqe të komprometuara mund të infektojnë kompjuterin e tyre me softuerin dashakeq "trojan", me anë të cilit hakerët marrin përsipër kontrollin mbi kompjuterin e infektuar dhe vjedhin të dhënat.
Më 18 janar, kompania Microsoft kishte deklaruar se ekzistojnë “shumë pak” faqe në internet të cilat paraqesin rrezik për shfrytëzuesit e shfletuesit të saj Internet Explorer.
Ndërkohë, kompania për siguri në internet Sophos ka deklaruar se janë paraqitur faqet në të cilat ky softuer i rrezikshëm është kopjuar, me të cilën gjë është rritur rreziku për shfrytëzuesit e internetit.
Publiciteti i keq për Internet Explorer i ka mundësuar shfletuesit alternativ Mozilla Firefox të rris pjesëmarrjen e vet në treg. Tani, Firefox nëe Evropë shfrytëzohet nga 40 për qind e përdoruesve të internetit, derisa Internet Explorer 45 për qind.