Google dënohet me 300.000 euro Gjykata në Paris ka vendosur që kompania Google duhet të paguaj dënimin prej 300.000 eurosh për skenime të ndryshme të paligjshme dhe publikim të librave në shërbimin e saj Google Books. Veprimet e Google nuk u kanë pëlqyer botuesve francezë të librave, e as një grupi të autorëve, prandaj ata kanë vendosur të mbrojnë të drejtat e tyre në gjykatë. Veç dënimit prej 300.000 eurosh, Google është ndaluar të skanimit të mëtutjeshëm të librave të botuesve francezë. Gjithashtu, gjiganti për kërkim të internetit është përballur edhe me dënimin prej 10.000 eurosh për ditë derisa të mos largojë të gjithë titujt e kontestuar nga shërbimi i vet. Ndoshta nuk lidhet edhe tepër me këtë tregim, por presidenti francez Nicolas Sarkozy ka deklaruar kohë më parë se Bashkimi Evropian do të investojë 750 milionë euro në procesin e digjitalizimit të librave shtetërorë.