Microsoft dënohet me 290 milionë dollarë Gjykata amerikane e apelit ka vërtetuar vendimin me të cilin softueri gjigant amerikan Microsoft është dënuar me 290 milionë dollarë për shkak të shfrytëzimit të paligjshëm të patentave të huaja në zgjidhjet e tij për dosjet XML. Gjykata ka urdhëruar Microsoftin q ë prej 11 janarit 2010 të ndërpres shitjen e të gjitha programeve Word të cilat përmbajnë kodin e përmendur, njoftojnë agjencitë botërore.
Me këtë është konfirmuar vendimi i gjykatës nga Teksasi i cili është marrë në muajin gusht, ku thuhej se Microsoft në programin e tij Word përdorte në mënyrë të paligjshme patentat e kompanisë kanadeze i4i Inc.
Gjykata teksasiane ka vërtetuar se me produktet e saj të kontestuara Microsoft ka rrëmbyer 80 për qind të tregjeve HTML, duke shtyrë kështu kompaninë i4i të ndryshojë strategjinë e vet të afarizmit.
OLPC paraqet konceptin e kompjuterit tablet ultra të hollë Projekti One Laptop Per Child (OLPC) vazhdon, e dizajnuesi Yves Behar ka krijuar konceptin e laptopit XO-3 të planifikuar për vitin 2012. Koncepti i shfaqur me fotografi duket një kompjuter shumë tërheqës i cili tani për tani ka performansa të paimagjinueshme – përmendet ekrani i dimensioneve 21.6 cm x 28 cm dhe procesor të taktit punues prej 8 GHz. Udhëheqësi i projektit OLPC ka konfirmuar se XO-3 është në plan, por në vitin 2012, e deri atëherë planifikon të ofrojë edhe dy kompjuterë.
I pari është XO-1.5 i cili do të duhej të shfaqej në muajin janar të vitit 2010 me çmim prej 200 dollarësh amerikanë. Bëhet fjalë për përditësimin e laptopit aktual, derisa procesorin e AMD-së do të zëvendësojë ai i kompanisë VIA dhe do të shtohet mundësia e përshpejtimit 3D dhe dekodimi i video materiale me definicion të lartë (HD). Kap
... Read more »