Main » 2009»December»24 » OLPC paraqet konceptin e kompjuterit tablet ultra të hollë
2:01 PM
OLPC paraqet konceptin e kompjuterit tablet ultra të hollë
OLPC paraqet konceptin e kompjuterit tablet ultra të hollë Projekti One Laptop Per Child (OLPC) vazhdon, e dizajnuesi Yves Behar ka krijuar konceptin e laptopit XO-3 të planifikuar për vitin 2012. Koncepti i shfaqur me fotografi duket një kompjuter shumë tërheqës i cili tani për tani ka performansa të paimagjinueshme – përmendet ekrani i dimensioneve 21.6 cm x 28 cm dhe procesor të taktit punues prej 8 GHz. Udhëheqësi i projektit OLPC ka konfirmuar se XO-3 është në plan, por në vitin 2012, e deri atëherë planifikon të ofrojë edhe dy kompjuterë.
I pari është XO-1.5 i cili do të duhej të shfaqej në muajin janar të vitit 2010 me çmim prej 200 dollarësh amerikanë. Bëhet fjalë për përditësimin e laptopit aktual, derisa procesorin e AMD-së do të zëvendësojë ai i kompanisë VIA dhe do të shtohet mundësia e përshpejtimit 3D dhe dekodimi i video materiale me definicion të lartë (HD). Kapaciteti i memories punuese dhe memories flash e cila shërben si disk i fortë do të katërfishohet dhe do të jetë një gigabajt për memorien punuese dhe katër, respektivisht tetë gigabajt për ruajtje të dhënave.
Pas XO-1.5 do të vjen edhe XO-1.75 me ekran të ndjeshëm në prekje të bazuar në procesorin Marvell ARM i cili kompjuterit do të duhej t’i jepte dy herë më shumë fuqi se paraardhësi i tij me shpenzim katër herë më të vogël të energjisë.