Samsung N150 e NB30 Edhe pse nuk ka informata zyrtare, kanë rrjedhë specifikat e dy netbookëve të Samsung të bazuar në procesorët e ri të Intel Atom N450 me takt punues prej 1.66 GHz. Sipas specifikave ata janë pothuajse identikë dhe do të vijnë me ekranet 10.1 inçësh me rezolucion prej 1.024 x 600 pikselash, do të kanë një gigabajt memorie punuese, grafikë të Intelit GMA 3150 dhe disqe klasike me 160 gigabajt. Kohëzgjatja e baterisë në modelin N150 është shtatë orë, e në atë N30 gjysmë ore më pak. Laptopët vijnë me lexues të integruar për tri lloje të kartelave të memories dhe sistemin operativ Windows 7 Starter. Çmimi i pritur i modelit NB30 për tregun amerikan është 400 dollarë, e modeli N150 rreth 370 dollarë.