Sunday, 2024-12-01, 5:25 AM
My site
Welcome Fillestar/e | RSS
Main | | Registration | Login
Ballina
ChatBox
500
Sondazhet
Si ju duket web yn
Total of answers: 10
Statistikat

Total online: 1
Guests: 1
Users: 0
Hyrja Form
Main » Entries archive
Microsoft "arnon" vrimën në Internet Explorer Kompania Microsoft do të përmirësojë lëshimin në programin e vet Internet Explorer, të cilën hakerët kinezë kohë më parë e kanë shfrytëzuar për sulm në llogaritë e postës elektronike të aktivistëve për mbrojtjen e drejtave të njeriut. Kompania zakonisht lëshon paketa të sigurisë brenda kohëve të caktuar brenda muajit, por në këtë rast ka vepruar shpejt për shkak të urgjencës së problemit. Siç kemi raportuar edhe ne, qeveria gjermane dhe ajo franceze u kishin rekomanduar qytetarëve të vet të shfrytëzojnë ndonjë shfletues tjetër në vend të Internet Explorer. Ekspertët e sigurisë thonë se shfrytëzuesit të cilët vizitojnë faqe të komprometuara mund të infektojnë kompjuterin e tyre me softuerin dashakeq "trojan", me anë të cilit hakerët marrin përsipër kontrollin mbi kompjuterin e infektuar dhe vjedhin të d ... Read more »
Views: 4240 | Added by: RiNNoHaCKeR | Date: 2010-01-23 | Comments (0)

Lexues elektronik Asus DR-570 Kompania Asus ka paraqitur detaje për lexuesin e saj të ri elektronik Asus DS-570. Kjo pajisje do të duhej të del në shitje deri në fund të këtij viti. Çfarë është ky model i cili mund të dallohet nga modelet tjera të cilat përfshijnë Amazon Kindle, Sony Reader e të tjerë? Para së gjithash është fakti se model në ekranin e vet prej gjashtë inçësh mund të riprodhojë pamje me ngjyrë. Veç kësaj lexuesi elektronik DS-570 do të ketë edhe mundësinë e përpunimit të video dosjeve Flash si dhe mbështetje për Wi-Fi e 3G.
Views: 1477 | Added by: RiNNoHaCKeR | Date: 2010-01-23 | Comments (0)

Microsoft dënohet me 290 milionë dollarë
Gjykata amerikane e apelit ka vërtetuar vendimin me të cilin softueri gjigant amerikan Microsoft është dënuar me 290 milionë dollarë për shkak të shfrytëzimit të paligjshëm të patentave të huaja në zgjidhjet e tij për dosjet XML.
Gjykata ka urdhëruar Microsoftin q ë prej 11 janarit 2010 të ndërpres shitjen e të gjitha programeve Word të cilat përmbajnë kodin e përmendur, njoftojnë agjencitë botërore.

Me këtë është konfirmuar vendimi i gjykatës nga Teksasi i cili është marrë në muajin gusht, ku thuhej se Microsoft në programin e tij Word përdorte në mënyrë të paligjshme patentat e kompanisë kanadeze i4i Inc.

Gjykata teksasiane ka vërtetuar se me produktet e saj të kontestuara Microsoft ka rrëmbyer 80 për qind të tregjeve HTML, duke shtyrë kështu kompaninë i4i të ndryshojë strategjinë e vet të afarizmit.

Microsoft nuk ka re ... Read more »
Views: 1343 | Added by: RiNNoHaCKeR | Date: 2009-12-24 | Comments (0)

OLPC paraqet konceptin e kompjuterit tablet ultra të hollë
Projekti One Laptop Per Child (OLPC) vazhdon, e dizajnuesi Yves Behar ka krijuar konceptin e laptopit XO-3 të planifikuar për vitin 2012.
Koncepti i shfaqur me fotografi duket një kompjuter shumë tërheqës i cili tani për tani ka performansa të paimagjinueshme – përmendet ekrani i dimensioneve 21.6 cm x 28 cm dhe procesor të taktit punues prej 8 GHz. Udhëheqësi i projektit OLPC ka konfirmuar se XO-3 është në plan, por në vitin 2012, e deri atëherë planifikon të ofrojë edhe dy kompjuterë.

I pari është XO-1.5 i cili do të duhej të shfaqej në muajin janar të vitit 2010 me çmim prej 200 dollarësh amerikanë. Bëhet fjalë për përditësimin e laptopit aktual, derisa procesorin e AMD-së do të zëvendësojë ai i kompanisë VIA dhe do të shtohet mundësia e përshpejtimit 3D dhe dekodimi i video materiale me definicion të lartë (HD). Kap ... Read more »
Views: 1337 | Added by: RiNNoHaCKeR | Date: 2009-12-24 | Comments (0)

Vjen Firefox 3.5.6
Përditësimi më i ri i shfletuesit Firefox të Mozillas me vete sjell përmirësime për tri lëshime të sigurisë.
Firefox 3.5.6 e 3.0.16 zgjidhin një problem potencialisht shumë të rrezikshëm me korruptimin e memories, e në versionin 3.5.6 janë zgjidhur edhe lëshime kritike që lidhen me formatin Ogg. Në përgjithësi, në versionet e reja janë rregulluar 62 probleme që lidhen me stabilitetin dhe sigurinë e shfletuesit.
Shumicës së përdoruesve versionet e reja do t’u instalohen me anë të funksionit për përditësim automatik, mirëpo ato mund të shkarkohen edhe nga faqet zyrtare të
Mozillas.
Në Mozilla gjithashtu kanë paralajmëruar se në muajin janar të vitit të ardhshëm do të ndërpresin mbështetjen për versionin Firefox 3.0, gjersa deri në fund të vitit do të duhej të lëshohej versioni final i Firefox 3.6.
... Read more »
Views: 1236 | Added by: RiNNoHaCKeR | Date: 2009-12-23 | Comments (0)

Samsung N150 e NB30
Edhe pse nuk ka informata zyrtare, kanë rrjedhë specifikat e dy netbookëve të Samsung të bazuar në procesorët e ri të Intel Atom N450 me takt punues prej 1.66 GHz.
Sipas specifikave ata janë pothuajse identikë dhe do të vijnë me ekranet 10.1 inçësh me rezolucion prej 1.024 x 600 pikselash, do të kanë një gigabajt memorie punuese, grafikë të Intelit GMA 3150 dhe disqe klasike me 160 gigabajt.
Kohëzgjatja e baterisë në modelin N150 është shtatë orë, e në atë N30 gjysmë ore më pak. Laptopët vijnë me lexues të integruar për tri lloje të kartelave të memories dhe sistemin operativ Windows 7 Starter.
Çmimi i pritur i modelit NB30 për tregun amerikan është 400 dollarë, e modeli N150 rreth 370 dollarë.
Views: 1217 | Added by: RiNNoHaCKeR | Date: 2009-12-23 | Comments (0)

Google dënohet me 300.000 euro
Gjykata në Paris ka vendosur që kompania Google duhet të paguaj dënimin prej 300.000 eurosh për skenime të ndryshme të paligjshme dhe publikim të librave në shërbimin e saj Google Books.
Veprimet e Google nuk u kanë pëlqyer botuesve francezë të librave, e as një grupi të autorëve, prandaj ata kanë vendosur të mbrojnë të drejtat e tyre në gjykatë. Veç dënimit prej 300.000 eurosh, Google është ndaluar të skanimit të mëtutjeshëm të librave të botuesve francezë. Gjithashtu, gjiganti për kërkim të internetit është përballur edhe me dënimin prej 10.000 eurosh për ditë derisa të mos largojë të gjithë titujt e kontestuar nga shërbimi i vet.
Ndoshta nuk lidhet edhe tepër me këtë tregim, por presidenti francez Nicolas Sarkozy ka deklaruar kohë më parë se Bashkimi Evropian do të investojë 750 milionë euro në procesin e digjitalizimit të librave shtetërorë. ... Read more »
Views: 1249 | Added by: RiNNoHaCKeR | Date: 2009-12-23 | Comments (0)

Alfa Giulietta do të debutojë në Gjenevë
Fotografitë e reja të automjetit të ri të Alfas, Giulietta, janë paraqitur në faqe të dedikuara zyrtare dhe ato për herë të parë tregojnë enterierin e trashëguesit të modelit 147.
Giulietta, e cila fillimisht është dashur të quhet Milano, në shitje do të mund të gjendej vetëm në pranverën e vitit të ardhshëm, pas debutimit zyrtar në panairin e automjeteve në Gjenevë.
 
Një prej atuve të fora të automjetit kompakt nga Milano gjithsesi do të jetë dizajni tërheqës, e për enterier mund të themi se duket një prej më të mirëve që kemi parë më herët në këtë klasë.
 
Kompakti italian në fillim do të ketë katër motorë, dy me benzinë - 1.4 Multiair me katër cilindra dhe 140 e 170 kuaj fuqi si dhe dy me naftë 1.6 JTDM me 105 dhe 2.0 JTDM me 170 kua ... Read more »
Views: 1258 | Added by: RiNNoHaCKeR | Date: 2009-12-23 | Comments (0)

Paneli më i hollë televiziv LCD
 

LG Display ka zhvilluar prototipin e panelit LCD për televizorë i cili ka trashësi katër herë më të vogël sesa panelet aktuale të kompanive.
Ekrani i ri do t’u mundësojë prodhuesve të televizorëve që të krijojnë televizorë edhe më të hollë, por tani për tani nuk ka plane për prodhim masiv të këtyre paneleve.
Paneli i gjatësisë së diagonales 42 inç i cili ende është prototip ka trashësi prej vetëm 2.6 milimetra. Sa për rikujtim paneli më i hollë paraprak i kësaj kompanie i cili është paraqitur në maj ka qenë me trashësi prej 5.9 milimetra, derisa trashësia e panelit të cilin aktualisht e integrojnë në televizorë janë 11.9 milimetra.
Edhe pse tani për tani nuk ka plane për prodhim masiv, kompania LG do ta paraqes këtë panel në panairin e radhës të elektronikës shpenzuese - CES.
Views: 1197 | Added by: RiNNoHaCKeR | Date: 2009-12-23 | Comments (0)

Në internet janë paraqitur fotografitë e para të celularit Nexus One të kompanisë Google, i cili pritet të del në shitje në fillim të muajit janar të vitit të ardhshëm.
Në faqen e internetit "The Next Web” kanë dalë fotografitë e para dhe video materiali për telefonin e Google për të cilin po spekulohet për muaj të tërë. Kjo është hera e parë që telefoni, për të cilin dyshohej se do të jetë i Google, që paraqitet në publik me shenjën e Google.
Telefoni supozohet të jetë jashtëzakonisht i hollë, ka kartelë micro-SD prej 4 gigabajt, kapaciteti i baterisë është 1400 mAh, ekran OLED, 3G, nuk është i mbyllur dhe jashtëzakonisht i shpejt.
Supozohet se në tregun amerikan do të duhej të paraqitej më 5 janar, menjëherë pas festave.
Views: 1256 | Added by: RiNNoHaCKeR | Date: 2009-12-23 | Comments (0)

1 2 »
Kerko
Kalendari
«  December 2024  »
SuMoTuWeThFrSa
1234567
891011121314
15161718192021
22232425262728
293031
Hyrje Arkivi
Partneret
  • wWw.ShkupiDesign.Com
  • Copyright MyCorp © 2024